Τετάρτη 27 Αυγούστου 2014

-Τσε μπεν, γιε μίρε;» (αρβ. Çë bën, je mirë?) = Τι κάνεις, είσαι καλά;

Besimi Orthodhoks
(Ορθόδοξη Πίστη)
1 hr ago
E mërkurë, 27 gusht 2014 - Shenjtori i ditës.
Oshënar Pimeni. Dëshmor Anthusa, Fanuri. Osios i Kordovës.
Dëshmor Fanuri.

Gjatë punimeve të ndërmarra për të ngritur muret e kështjellës së Rodhosit, punëtorët zbuluan një kishë të bukur e të rrënuar, nën gurët e së cilës gjetën ikona të ndryshme. Midis tyre u gjet edhe një ikonë e paprekur, e cila paraqiste një djalosh të ri e të veshur me rroba ushtarake, që mbante në dorën e djathtë një kryq dhe mbi të qëndronte një qiri i ndezur.

Përreth ikonës kishte 12 skena të martirizimit të tij. Episkopi i vendit, Nili (1355-1369), mundi të lexonte çfarë ishte shkruar: “Shën Fanuri”, emër që mungonte në sinaksarë. Kur qeveritari i ishullit ndaloi episkopin e perëndishëm të restauronte kishën, ky i fundit shkoi deri në Konstandinopojë dhe atje arriti të marrë leje. Që atëherë Shën Fanuri kreu shumë mrekulli, veçanërisht për gjetjen e objekteve të humbura apo për kafshë të zhdukura.

Sipas një tradite popullore të përhapur në Kretë, nëna e shenjtit ishte një mëkatare e madhe dhe me gjithë përpjekjet e tij, Fanuri nuk mundi ta kthente. Nuk pushoi aspak së luturi me zjarr për shpëtimin e saj dhe kur paganët e vranë ai thirri: “Për të gjitha këto vuajtje, Zot ndihmo gjithë ata që luten për shpëtimin e nënës së Fanurit!”.

Prandaj kur besimtarët humbin ndonjë objekt, kanë zakon të bëjnë ëmbëlsira e t’i ndajnë me dashuri për faljen e nënës së Shën Fanurit. Fanuri greqisht do të thotë i shfaquri.


https://www.facebook.com/214201478755118/photos/a.214910435350889.1073741829.214201478755118/332686356906629/?type=1&theater

Δεν υπάρχουν σχόλια: